Ja momenti: Vdes modeli 26 vjeçar gjatë sfilatës

  • 28 April 2019 - 14:32
Ja momenti: Vdes modeli 26 vjeçar gjatë sfilatës

Një model Brazilian ka ndërruar jetë pasi që është rrëzuar gjatë kohës së sfilatës në Javën e Modës në Sao Paulo.

Tales Soares, 26 vjeçar, ishte i sëmurë gjatë kohës sa po mbahej java e modës, dhe po përdorte medikamente, raporton Daily Mail.

Modeli i cili kishte përdorur medikamente për sëmundjen e tij para se të dilte në skenë, u dërgua shpejtë për në spital, ku edhe u shpall i vdekur.

Mysafirët në fillim menduan se ai u rrëzua dhe do të ngritët përsëri, por kur u kuptua se nuk është në vetëdije, stafi mjekësor nxitoi për t’i dhënë ndihmën e parë. 

Në llogarinë e Instagramit të organizuesve, shkruhet: ‘Zoti të mirëpret me krahë të hapur. Jeta është e vështirë, dhe të gjithë jemi kalimtarë. Shumë të pikëlluar”.

Në deklaratën për media të organizatorëve,  ata nuk dhanë detaje më të hollësishme mbi arësyet pse ka ndodhur ngjarja.

 
Vídeo mostra momento em que modelo cai após passar mal na passarela da SP Fashion Week

Um modelo morreu após passar mal e cair na passarela durante o desfile da grife Ocksa, na tarde deste sábado (27), na São Paulo Fashion Week. Ainda não se sabe com precisão o que aconteceu com Tales Cotta (nome artístico de Thales Soares), 26, da agência Base MGT. Veja mais em: https://bit.ly/2J608fL #DiáriodoNordeste

Posted by Diário do Nordeste on Saturday, April 27, 2019

(Kosova Sot)