Shkak lodhja e tepërt, më shumë se 270 njerëz vdesin duke numëruar votat në Indonezi

  • 28 April 2019 - 17:52
Shkak lodhja e tepërt, më shumë se 270 njerëz vdesin duke numëruar votat në Indonezi

Më shumë se 270 punonjës të zgjedhjeve në Indonezi kanë vdekur, kryesisht nga sëmundjet e lidhura me lodhjen e shkaktuar nga orët e gjata të punës duke numëruar miliona fletë votimi me dorë, thotë një zyrtar.

Siç shkruan BBC, Arief Priyo Susanto, zëdhënës i Komisionit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve (KPU), tha se 1,878 të tjerë punëtorë gjithashtu nuk ishin ndier mirë.

Po sipas këtij mediumi, rreth shtatë milionë njerëz po ndihmonin duke numëruar dhe monitoruar votimin e 17 prillit.

Stafi pritej të punonte edhe gjatë natës në kushte të jo të mira, të cilat shkaktuan një lodhje të madhe fizike.

Zgjedhjet ishin hera e parë që vendi prej 260 milionë banorësh kombinonte votën presidenciale me votat parlamentare kombëtare dhe rajonale, me qëllim që të kursente para.

Rreth 80% e 193 milionë votuesve të mundshëm votuan në më shumë se 800,000 vendvotime. 

(Kosova Sot)