Spanja voton sot, paralajmërohet rritje e së djathtës ekstreme
Votimi është duke vazhduar gjatë ditës së sotme në Spanjë, në zgjedhjet e treta brenda katër viteve, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Në këto zgjedhje pritet që e djathta ekstreme të shënojë rritje, e cila e kundërshton multikulturalizmit dhe kërcënojnë për përfundimin e vetëqeverisjes së Katalonisë.
Kryeministri socialist, Pedro Sanchez, në këto zgjedhje ka hyrë duke e prezantuar veten si një njeri i cili dëshiron ta luftojë të djathtën ekstreme, dhe ta mbajë popullin të bashkuar.
Sondazhet të cilat janë realizuar, nuk e japin ndonjë fitues të qartë, dhe thuhet se asnjë parti nuk do të arrijë të formojë qeverinë e vetme, pa ndonjë koalicion.
Në sondazhin e fundit të publikuar në gazetën El Pais, Partia Socialiste, pritet që t’i marrë 30% të votave, konservatorët do të marrin 20%, partia Ciudadanos e qendrës së djathtë dhe partia Podemos, e qendrës së majtë, pritet t’i marrin 14%, ndërsa partia e ekstremit të djathtë, Vox, pritet t’i marrë 11% të votave.
Gjithsesi, sondazhet tregojnë se 4 nga 10 votues do të vendosin ditën e zgjedhjeve.
Votimi ka filluar në ora 07:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00 të orës lokale.
(Kosova Sot)