Thaçi e Haradinaj të pikëlluar për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar

  • 28 April 2019 - 22:18
Thaçi e Haradinaj të pikëlluar për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar

Ka ndërruar jetë ish-senatori amerikan, Richard Lugar, njëherësh edhe mik i madh i Kosovës.

Lugar ishte njëri prej zërave më të fuqishëm pro intervenimit të NATO’s në Kosovë.

Me të marrë lajmin për vdekjen e ish-senatorit i menjëhershëm ishte edhe reagimi i krerëve të shtetit.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Richard Lugar, mikut të madh të Kosovës. Ai bëri shumë për Kosovën, në ditët më të vështira për popullin tonë. Ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë. Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për të”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi, në Facebook.

“Kosova sot ka humbur një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane Richard Lugar, mbështetësin e madh të pavarësisë sonë. Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë përfaqësuesit të shtetit Indiana në Senat, Lugar, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj.

(Kosova Sot)