Gjini: Duhet të kemi Vetting-un dhe të kërkohet përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie

  • 29 April 2019 - 13:20
Gjini: Duhet të kemi Vetting-un dhe të kërkohet përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie

Gjini ka pyetur se pse në krye të institucioneve relevante përzgjidhet kjo kategori dhe kush e bën përzgjedhjen e tyre, përkatësisht me çfarë parakushtesh dhe kriteresh përzgjidhen.

“A duhet dikush t’i auditojë veprimet e tyre për mungesë të sukseseve dhe më në fund edhe përgjegjësia të jetë edhe vetë te institucionit që e kanë bërë përzgjedhjen. Pra, janë këto elemente që determinojnë reformën, përkatësisht Vetting-un për të pasur funksionalitet në shtetin tonë.

“Duhet të kemi Vetting-un dhe të kërkohet përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie, e jo vetëm që ata të qëndrojnë në krye të institucioneve dhe të marrin pagat dhe benefitet të tjera shtetërore dhe në fund si rezultate kemi rritjen e prezencës së dukurisë së korrupsionit, punësimeve familjare, mungesës së profesionalizmit”, është shprehur avokati Gjini për “Kosova Sot”

(Kosova Sot)