AFP: Merkel dhe Macron përpiqen të ringjallin bisedimet Kosovë-Serbi në Berlin

  • 29 April 2019 - 14:22
AFP: Merkel dhe Macron përpiqen të ringjallin bisedimet Kosovë-Serbi në Berlin

Agjencia franceze e lajmeve “AFP”, i ka kushtuar një artikull Samitit të Berlinit, e në veçanti dialogut Kosovë-Serbi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuell Macron, në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor do të përpiqen që në tryezën e këtij takimi të sjellin çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. 

Siç shkruan “AFP”, në këtë takim, Merkel dhe Macron do të përpiqen që t’i bindin palët për vazhdimin e dialogut, i cili nga agjencia franceze cilësohet si një dialog mbi një nga mosmarrëveshjet më të ashpra të Ballkanit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron shpresojnë që marrëdhëniet Kosovë-Serbi të përmirësohen, të cilat kanë marrë një kthesë për keq në muajt e fundit, së bashku me krerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarët e BE Kroacia dhe Sllovenia.

Takimi i Berlinit sipas AFP-së, do të përqendrohet në “stabilitetin e rajonit, me një fokus të veçantë në gjetjen e një mënyre për të rifilluar dialogun midis Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës franceze.

Kjo iniciativë nga Merkel dhe Macron vjen pas bllokimit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

Shkak i mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi, është mospranimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, që nga viti 1999 kur edhe shpërtheu lufta në Kosovë.

“AFP”, shkruan se, dialogu i udhëhequr nga Brukseli u bllokua për disa muaj pasi fliste për ndryshimet e mundshme kufitare midis fqinjëve, si një mënyrë për të arritur një marrëveshje, gjë që një ide e tillë shkaktoi reagime të ashpër verën e kaluar.

Kritikët paralajmëruan se rindërtimi i hartës do të ishte një biznes i rrezikshëm në Ballkanin e brishtë, një rajon që ende po shërohet nga luftërat e viteve 1990.

Pastaj erdhi një seri përplasjesh diplomatike midis Prishtinës dhe Beogradit që thelluan armiqësinë e tyre, në veçanti vendimin e Kosovës për të vendosur një tarifë prej 100 për qind për mallrat serbe në nëntor të vitit të kaluar.

Presidenca franceze gjithashtu siguroi se takimi i nivelit të lartë nuk ishte një përpjekje për të zëvendësuar procesin e drejtuar nga Komisioni Evropian, e ardhmja e të cilit është e pasigurt si zgjedhjet e BE-së, por vetëm për të “nxitur shkëmbimet”.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Gjermanisë janë shprehur skeptikë se në këtë takim do të diskutohet për ndryshimin e kufijve.

Sipas Gjermanisë, ndryshimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë do të mund të paraqesin rreziqe për  tërë rajonin.

Ndërsa detajet e sakta të planit nuk janë publikuar ende mirëpo, mediet lokale dhe analistët supozojnë se shkëmbimi i territoreve do të shihte veriun e dominuar nga serbët e Kosovës dhe Luginën e Preshevës, si pjesa tjetër të Kosovës.

Uashingtoni dhe disa zyrtarë të BE-së u dukën të hapura për të diskutuar një marrëveshje të tillë, por Gjermania ka qenë një nga kritikët më të qartë se, çdo ndryshimi kufitar, të cilin shumë shqetësim do ta ndanin më tej rajonin përgjatë vijave etnike.


(Kosova Sot)