Vuçiq tregon se çka i tha Mogherinit

  • 29 April 2019 - 15:03
Vuçiq tregon se çka i tha Mogherinit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i është drejtuar mediave pas takimit me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini  në Berlin. 

Ai tha se i ka thënë Mogherinit që pa u hequr taksa nuk ka dialog.

“I thashë Mogherinit se nuk ka vazhdim të dialogut pa e hequr taksën. Nuk do të ketë dialog mes nesh dhe shqiptarëve, nëse nuk e heqin taksën. Ju nuk do ta shihni këtë film”, tha presidenti serb. 

“Ata e mbajtën atë gati për gjashtë muaj. Ne biseduam për çështje bilaterale, çështje të rëndësishme. Ne biseduam për problemet e eksportit të çelikut por është e sigurt se ekonomia serbe është duke ecur para me hapa të mëdha.”, u shprehë presidenti i Serbisë. 

Ndërsa sa i përket samitit, ai tha se nuk pret diçka e madhe të ndodhë. 

“A do të kemi sukses në të? Nuk jam optimist.”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot)