Selmanaj: Dëgjova se në burgun e Dubravës ka 10 ditë ndoshta që nuk munden me e shfrytëzu banjon për pastrim

  • E.K /
  • 07 May 2024 - 15:12
Selmanaj: Dëgjova se në burgun e Dubravës ka 10 ditë ndoshta që nuk munden me e shfrytëzu banjon për pastrim

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se ka dëgjuar se në Burgun e Dubravës, të burgosurve po u duhet të presin deri në 10 ditë për t’u pastruar, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Por mendoj që është shumë mirë me shku me i pa nga afër, qysh kemi shku në Danimarkë dhe kemi hy edhe në dhoma të burgosurve, me i pa kushtet fizike edhe mundemi me folë me najkan vetëm për ushqim e kështu. Se dëgjova që për shembull në burgun e Dubravës ka me 10 ditë ndoshta që nuk munden me e shfrytëzu banjon për pastrim, deri aty ka shku. Ose dikush ka privilegje që mundet çdo ditë, po pjesa tjetër 10 ditë duhet me pritë”, tha Selmanaj.

(Kosova Sot Online)