Edhe Sylejman Selimi pjesë e takimit me ambasadorin Grenell në Berlin
Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Sylejman Selimi është pjesë e delegacionit kosovar që po qëndron në Berlin në samitin që po mbahet me vendet e Ballkanit Perëndimor, thirrur nga kancerlarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Momentalisht, Selimi së bashku me kreun e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj janë duke u takuar me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell.
Pjesë e takimit janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Selimi është emëruar në postin e këshilltarit të kryeministrit, dy muaj më parë, pak pas lirimit me kusht nga burgu.
Gjatë ditës, pritet që delegacioni kosovar të mbajë edhe disa takime të tjera.
(Kosova Sot)