Kjo është mësuesja që u ther me thikë në Prishtinë

  • 30 April 2019 - 13:13
Kjo është mësuesja që u ther me thikë në Prishtinë

Mësuesja e shkollës “7 marsi” në Prishtinë, është therur me thikë nga një nënë, inicialet e së cilës tashmë janë bërë të ditura nga policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

Media ka raportuar për këtë ngjarje dhe mëson nga burimet se mësuesja quhet Vlora Paci, 49-vjeçare.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima:

Mësuesja Paci ka marrë plagë nga arma e ftohët(thikë) dhe e njëjta menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar, B. D, femër, 38 vjeç, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.

Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje.

(Kosova Sot)