Shkodra: Nuk duhet të falen torturat dhe viktimat e këtij populli

  • 30 April 2019 - 14:32
Shkodra: Nuk duhet të falen torturat dhe viktimat e këtij populli

“Kosova, absolutisht nuk do të bënte marrëveshje me Serbinë pa kushte. Përfaqësuesit e politikës kosovare nuk kanë arsye që kjo të ndodhë.

Nuk mund të lihen mban viktimat e fundit, së paku, ndryshe shqiptarët janë viktimë e Serbisë që nga fillimi i shek XX. Kjo është politikë diletante, e dëmshme, e pajustifikueshme dhe me pasoja për ardhmërinë në përgjithësi për trojet etnike shqiptare.

Kjo do të ishte pasojë edhe për të tjerët në Ballkan dhe më gjerë. Kush nuk e mendon këtë e marrim si personalitet që nuk e përfaqëson Kosovën dhe qytetarët e saj”, është shprehur analisti Shefik Shkodra për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)