Haradinaj: 1 Maji është rast i mirë për të reflektuar për uljen e papunësisë

  • 01 May 2019 - 13:38
Haradinaj: 1 Maji është rast i mirë për të reflektuar për uljen e papunësisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Haradinaj thotë se janë të vetëdijshëm që kanë ende shumë për të bërë për realizmin e të drejtave të punëtorëve.

Përmes Facebook-ut, Haradinaj ka thënë se si qeveri janë të vendosur që ë ndërmarrin veprime për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve.

“Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është rast i mirë për të reflektuar se si të vendosim një bashkërendim ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve, në partneritet me sindikatat dhe politikën, për uljen e papunësisë dhe që Kosova të ketë një treg të konsoliduar të punës. Ndonëse vendi ynë ka një rritje ekonomike prej 4.7% me tendencë rritjeje të vazhdueshme, jemi të vetëdijshëm se ende kemi shumë punë që të drejtat e punëtorëve të realizohen në plotni, duke zbatuar Ligjin e Punës dhe garantim të sigurisë në punë”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot)