47 aksidente gjatë ditës së djeshme

  • 02 May 2019 - 09:20
47 aksidente gjatë ditës së djeshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në vend janë regjistruar 47 aksidente në trafik.

Sipas raportit policor, prej tyre 24 kanë qenë me të lënduar, kurse 23 pa lëndime në njerëz.

Për këtë periudhë, policia rrugore ka shqiptuar gjoba edhe për kundërvajtësit në trafik.

Kështu, për 24 orë policia shqiptoi 883 tiketa trafiku në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Tutje, për këtë periudhë policia ka arrestuar gjashtë persona, pesë i ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot)