Daçiq zbulon prapaskenat e takimit në Berlin, thotë se iu bë presion i madh Vuçiqit

  • 02 May 2019 - 12:14
Daçiq zbulon prapaskenat e takimit në Berlin, thotë se iu bë presion i madh Vuçiqit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka folur rreth Samtit të Berlinit i cili u mbajt këtë të hënë me 29 prill, e ku morën pjesë me ftesë të Merkelit e Makroni të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe zyrtarë të lartë të BE’së.

Dacic ka treguar se si në Gjermani ishte bërë presion i madh ndaj Vuçiqit, për t’iu kthyer një politike konkstruktive karshi dialogut dhe Kosovës, dhe për të hequr dorë nga ideja për korrigjim të kufijve.

Prandaj Daçiq thotë se kanë qenë të rëndësishme vizitat e presidentit të Serbisë në Kinë, dhe takimi me Vladimir Putinin atje, për t’u siguruar se edhe Serbia ka një mbështetje që siguron një farë balanci në skenën ndërkombëtare.

‘E vetmja gjë që është e sigurt, është se Aleksander Vuçiq ishte ekspozuar ndaj presioneve të mëdha. Por Prishtina është fajtori i vetëm pse dialogu është ndërprerë. Taksa, formimi i ushtrisë, refuzimi për të certifikuar kandidatët serb për zgjedhje, janë të gjitha mina të vendosura në tavolinën e bisedimeve, dhe derisa këto mina nuk largohen, nuk mund të ketë dialog dhe normalitet. Por presioni  mbi Serbinë do të vazhdojë, dhe prandaj bisedimet e presidentit Vuçiq në Kinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi ato sigurojnë një farë balancimi për pozitën tonë në skenën ndërkombëtare”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe në një intervistë për ‘Blic.rs'.

Politkani serb, ka folur edhe për vizitën e Vuçiqit në Kinë për të takuar Putninin, gjë e cila edhe u kritikua.

Ai thotë se në Kinë, Vuçiq ka marrë mbështetjen e të dy shteteve sa i përket çështjes së Kosovës.

“Kina dhe Rusia janë mbështetës më të fuqishëm të politikës sonë për Kosovën në skenën botërore, dhe nuk mund të kishte qenë një moment më i mirë për takime me ta se sa tani. Ata kanë konfirmuar angazhimin për dialog me Kosovën, dhe zgjidhje që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ata gjithashtu kanë qenë kundër masave të një anshme të cilat janë vendosur nga Prishtina dhe që po mbështeten nga Perëndimi. Pa Kinën dhe Rusinë dhe pozicionet e tyre në skenën ndërkombëtare, Serbia do të kishte kohë të gjatë që nuk do të kishte asnjë të drejtë për Kosovën, dhe  

 Për ata që kanë kritikuar këtë vizitë të kreut të shtetit serb në Kinë, Dacic ka kujtuar faktin se janë 12 shtete të Bashkimit Evropian të cilat janë pjesë e projektit gjigant kinez të quajtur “ One belt, one Way”.

(Kosova Sot Online)