Vajza e Admir Muratajt padit Policinë, çfarë pretendojnë familjarët. Flet avokati

  • 02 May 2019 - 12:59
Vajza e Admir Muratajt padit Policinë, çfarë pretendojnë familjarët. Flet avokati

Familja e Admir Murataj, i cili thuhet se mbeti i vrarë në përplasjen me armë zjarri me policinë  pas grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori ndaj Policisë së Shtetit.

Padia është ngritur nga vajza e Muratajt përmes avokatit Arbër Hoxhaj, duke kallëzuar penalisht në Prokurori punonjësit e FNSH-së për vrasjen e babait të saj.

“Policia ta arrestonte, mos ta vriste Admirin”, është shprehur avokati i familjes Murataj në një prononcim për mediat.

(Kosova Sot Online)