Zjarrfikësit shpëtojnë vogëlushen nga mbytja në pus

  • 02 May 2019 - 14:26
Zjarrfikësit shpëtojnë vogëlushen nga mbytja në pus

Zjarrfikësit në Kinë sot shpëtuan një vajzë katërvjeçare nga një pus i thellë në një fshat në Changzhou në provincën Jiangsu në Kinën lindore.

Vajza aksidentalisht ra në një pus gjatë kohës kur motra e saj ishte e zënë duke varur rrobat e lara në mure.

Motra menjëherë kishte njoftuar zjarrfikësit për ndihmë. Në ndërkohë, motra dhe fqinjët e saj improvizuan një litar me çarçafë për ta nxjerrë vogëlushen nga pusi.

Pas shpëtimit nga zjarrfikësit, vajza është kontrolluar nga mjekët dhe është konstatuar se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore.

Image

(Kosova Sot Online)