Beqa: Qunin e ndalova në kufi, e kontrollova mos po dezertonte nga lufta

  • 02 maj 2019 - 18:31
Beqa: Qunin e ndalova në kufi, e kontrollova mos po dezertonte nga lufta

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka folur sot për përplasjet mes tij dhe Anton Qunit para disa ditësh në Kuvendin e Kosovës.

Beqa ka treguar për “takimin në liqenin e Komanit me Anton Qunin” 

Beqaj ka thënë se ka qenë me njësitin e tij duke kontrolluar pjesëtarët e UCK-së për të mos I lejuar të dezertojnë nga lufta për shkak se motivi kishte rënë pas vrasjes së Agim Ramadanit. Aty Beqa ka takuar edhe Anton Qunin të cilin e ka ndaluar. 

“Ne kemi pasur leje që me shiku mos ka ndonjë nga dezerter që po ikte nga lufta që të mos e lejojmë me shku në Shqipëri. E kam ndalu edhe Anton Qunin. Ai ka dëshmu se ka leje nga Rrustem Berisha ndryshe nuk e kishim lëshu”, ka thënë Beqa.

Ndryshe sipas deputetit të PDK-së, Quni nuk do të lejohej të shkonte. “Nuk kish mujtë më shku Anton Quni, pa lejen e Berishes”, ka thënë Beqaj. Ky i fundit ka treguar se shumë oficer I ka kthyer në kufi pasi të njëjtit kanë dashur të largohen nga lufta.

(Kosova Sot Online)