Berisha: Rama e Thaçi shkuan me projektin e Serbisë së Madhe, Berlini e varrosi

  • 02 May 2019 - 19:01
Berisha: Rama e Thaçi shkuan me projektin e Serbisë së Madhe, Berlini e varrosi

Ish kryeministri Sali Berisha hedh akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Berishës, që të dy shkuan në Samitin e Berlinit me projektin e Serbisë së Madhe në duar, por që u varros nga Berlini zyrtar.

Thotë se Samiti i Berlinit do të hyjë në histori pasi varrosi projektin e ndarjes së trojeve të Kosovës pas së cilit sheh si arkitektë Kryeministrin Rama dhe Presidentin Thaçi. 

“Që të dy shkuan me projektin e Serbisë së Madhe, të copëtimit të trojeve të Kosovës dhe ndryshimit të kufijve. Berlini do hyjë në histori se varrosi këtë projekt, arkitektë të të cilit ishin Aleksandar Vuçiç, miladin shqipfolës në Prishtinë (Hashim Thaçi) dhe zografi bis në Tiranë (Edi Rama)”.

Ja intervista:

 

“Hapja e negociatave, një horizont që po largohet, Samiti i Berlinit varrosi projektin e ndarjes së Kosovës" Intervista per Samitin e Berlinit dhene gazetares Jolldiz Mitro, TV Klan! sb

Posted by Sali Berisha on Thursday, May 2, 2019

(Kosova Sot Online)