Vdes edhe personi i dytë që u aksidentua në Podujevë

  • 02 May 2019 - 21:37
Vdes edhe personi i dytë që u aksidentua në Podujevë

Një vetëaksdient trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Bajçinë të Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 19 vjeçar, me inicialet J.G., nga fshati Dobërdol i Podujevës.

I lënduar mbeti edhe një person tjetër, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e të aksidentuarit të dytë e ka konfirmuar Policia e Kosovës. 

“Sot, rreth orës 16:30, jemi njoftuar nga QKUK se ka ndërruar jetë personi i cili është lënduar në aksidentin që ka ndodhur më 28 prill 2019, në fshatin Bajçinë të Podujevës. Bëhet fjalë për viktimën mashkull Ç.G., 18 vjeç”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)