Pelosi akuzon Barr se ka gënjyer para Kongresit

  • 02 May 2019 - 22:22
Pelosi akuzon Barr se ka gënjyer para Kongresit

Kryetarja e demokratëve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosi, ka akuzuar prokurorin e përgjithshëm, William Barr, se ka gënjyer para Kongresit.

Komentet e saj vinë një ditë pasi Barr rrëfeu para komisionit të Kongresit, mbi raporton e Muellerit, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Barr u përball me pyetje mjaftë të mprehta për vendimin e tij që ta pastrojë presidentin e SHBA-ve, Donald Trump nga akuzat se ai bashkëpunoi me Rusinë, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai refuzonte të përgjigjej në shumë pyetje të bëra nga kongresistët demokratë të komisionit.“Ai e gënjeu Kongresin. Dhe nëse dikush tjetër do ta bënte këtë, do të konsiderohej një krim” tha Pelosi.

“Askush nuk është mbi ligjin” shtoi ajo.

Barr ishte ftuar që të dëshmonte para komisionit të kongresit, i cili i shtroi pyetje mbi raportin e Muellerit, e që në fakt, Barr ka qenë personi i parë që e ka pranuar këtë dokument.

(Kosova Sot Online)