I stërngarkuar me thasë, shoferi i kësaj veture në Fushë Kosovë s’njeh rregulla

  • 02 May 2019 - 23:54
I stërngarkuar me thasë, shoferi i kësaj veture në Fushë Kosovë s’njeh rregulla

Qytetarë të pandërgjegjshëm shpesh rrezikojnë jetën e të tjerëve me vepra madje të palejuara e të ndaluara edhe me ligj, veçmas në komunikacion.

Një gjë jo e rrallë, por në mes të magjistrales në Fushë Kosovë është parë gjatë ditës së sotme.

Përmes disa imazheve të siguruara nga Indeksonline, mund të shihni një veturë e llojit Pikap, është stërngarkuar me thasë, një gjë kjo që dënohet me ligj.

Image

(Kosova Sot Online)