Samiti i Berlinit, vjen goditja për Ramush Haradinajn, Thaçi dhe Rama...

  • 03 May 2019 - 07:39
Samiti i Berlinit, vjen goditja për Ramush Haradinajn, Thaçi dhe Rama...

Gjatë ditës së hënë në Gjermani u zhvillua Samiti i Berlinit, Samit ky i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje me Kosovës dhe Serbisë.

Edhe pse në qarqe të ndryshme politike dhe analistike, takimi i liderëve në samitin e Berlinit u vlerësua si hap i parë në favor të Kosovës, analistët politik vlerësojnë se ky dialog është akoma larg rrugës për zgjidhje, dhe mundë të thuhet se akoma është në rrugë pa krye.

Por, a është varrosur përfundimisht në Berlin ideja për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë dhe a ishte ky Samit një goditje për Hashim Thaçin, Edi Ramën e Baton Haxhiun? Lidhur me këtë, “Kosova Sot Onlinë” ka biseduar me analistin politik, Blerim Burjani.

“Dialogu Kosovë -Serbi është në rrugë qorre, njëherë ka dështuar, nuk ka asnjë opsion valid domethënës për palët se cili është stacioni i fundit i zgjidhjes, s’ka zgjidhje por ka prolongim, s’ka favore as për Kosovën e as për Serbinë, kjo është e qartë që s’ka gjë. Tash njerëz të shumtë në anën e Kosovës po merren me politikë , gjithçka edhe dëgjohet, edhe lloj lloj njerëzish dhe idesh , ku nuk ka seriozitet shtetëror. Kjo është e keqja, pastaj dalin e punojnë në mënyrë klandestine dhe propozojnë gjëra që nuk menaxhohen fare politikisht e ndërkombëtarisht, dhe kjo sjellje një situatë absurdi siç e ka sjellë tash” , tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ai madje thotë se edhe faktori ndërkombëtar- BE-ja, akoma është në mjegull rreth këtij procesi.

“As Gjermania e as shtetet tjera perëndimore nuk dinë kah me mbajt dhe çfarë qëndrimi me pas. Po emërojnë fëmijë në ministra të punëve të jashtme, total hajgare po bëhet shteti dhe politika. Sa i përket Shqipërisë , më mirë të shkonte në zgjedhje. Rama tepër jo serioz po merr iniciativa që duken si hajgare apo të pakuptimta. Përzierja e Rames duket të jetë skenar i pa pranueshëm. Këtu definitivisht nuk ka serizoitet në politikën shqiptare , ka ide opcionale dhe skenar të kompleksuar shumë politikisht dhe pa zgjidhje. Thaçi po mundohet të nxirret nga humnera që shkojke më herët, në mëngjes kërkonte korrigjim, në mbrëmje shkëmbim territoresh dhe krejt kjo humbi kuptimin dhe seriozitetin. Në anën tjetër ky kryeministër i Kosovës total me probleme të paditurisë, ka linja të kuqe po s’ka gjë tjetër . Pra këso linjash të kuqe është lehtë me qitë por problemi nuk qitet”, u shpreh Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, garnitura e tanishme e njerëzve që shkojnë në këto bisedime nuk kanë kapacitet për të ofruar kurrfarë zgjidhjesh.

“Ramushi përveç kësaj kështu thotë se nuk është zgjidhje po qysh është nuk e din! Atëherë më mirë do të ishte mos të ishte fare pjesë e dialogut ky njeri që nuk ka kapacitete kurrfarë për të gjet a po propozuar zgjidhje. Patriotizmi që lidhet me të më mirë do të ishte shprehur me gjet vende pune për qytetarët e jo për tu bërë analfabetët milionerë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)