Lutfi Haziri shkruan për 16- vjeçarin nga Kosova që vdiq në Zvicër

  • 03 May 2019 - 15:59
Lutfi Haziri shkruan për 16- vjeçarin nga Kosova që vdiq në Zvicër

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar përmes Facebook-ut për vdekjen tragjike të 16-vjeçarit, Rinor Bunjaku në Zvicër.

Haziri ka thënë se lajmi për vdekjen e tij ka tronditur atë dhe qytetarët e komunës së Gjilanit.

“Në këto momente të vështira për Fatmirin, si baba i Rinorit, për axhën Sabri dhe gjithë familjen Bunjaku, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të thella. Është e vështirë kur ndodhin raste të tilla të kemi përmbajtje, mirëpo lutemi të gjithë së bashku për shpirtin e Rinorit dhe do ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç ka qenë i hareshëm, siç ka ofruar gjithnjë pozitivitet dhe dashuri për familjen e shoqërinë”, ka shkruar Haziri në Facebook. 

Derisa ka publikuar edhe fotografinë e 16-vjecarit, Haziri ka shkruar edhe “Lamtumirë Rinor”.

Rinor Bunjaku u gjet i vdekur ditë më parë në shinat e një treni në Zvicër. Ende nuk dihen saktësisht rrethanat e vdekjes së tij.

(Kosova Sot Online)