Vëllai masakron me thikë motrën, dëshmitë rrëqethëse: I nguli thikën dhe e tërhoqi zvarrë të mbuluar në gjak

  • 03 May 2019 - 23:26
Vëllai masakron me thikë motrën, dëshmitë rrëqethëse: I nguli thikën dhe e tërhoqi zvarrë të mbuluar në gjak

Një 53-vjeçare ka ndërruar jetë në spital, pak minuta pasi u sulmua me thika në mes të qytetit të Paleo Faliro, nga vëllai i saj.

Mediat greke bëjnë me dije se 53-vjeçarja ishte me profesion mësuese dhe në momentin e vrases sapo kishte dalë nga shtëpia.

Aktualisht policia është vënë në ndjekje të autorit, vëllait të viktimës, i cili dyshohet është me probleme psikologjike, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohen problemet ekonomike.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se gruaja sapo kishte marrë goditjen e parë kërkonte ndihmë, ndërsa autori e tërhiqte zvarrë nga flokët.

Sipas fqinjëve gruaja ishte sulmuar edhe më parë nga vëllai i saj, madje ai i kishte çarë edhe gomat e makinës dhe e kishte kërcënuar në shtëpi.

”Zotëria e ndoqi zonjën dhe e kapi nga flokët e saj. Ai i mërmëriste në vesh që të mos bërtiste, por gruaja kërkonte ndihmë. Pashë grushte në shpinë. Për pesë minuta një makinë dhe autori e gjuajti atë, e më pas hyri në makinë dhe u zhduk”, tha një dëshmitar.

”Ne dëgjuam zëra. Menduam në fillim se ato ishin vajza të vogla, sepse ajo bërtiti për ndihmë. Kur dolëm jashtë pamë se ai e kishte qëlluar me thikë. Ajo ishte e mbuluar në gjak. Nga sa thonë autori ishte vëllai i saj”.

”Ne pamë njerëz që shkonin e vinin, duke u përpjekur të kuptinin se çfarë kishte ndodhur. Për fat të mirë ambulanca erdhi shumë shpejt, dolëm jashtë, pamë vajzën të lyer në gjak. Mësuam se ishte vëllai i saj. Ai kishte probleme psikologjike”.

(Kosova Sot Online)