Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 04 May 2019 - 07:20
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës së sotme.

Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Ping Pongut të Kosovës dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Ferizajt – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon turneun e XX përkujtimor ndërkombëtarë “Ahmet Hoxha 2019”, për nder të veprës dhe kontributit të Heroit të Kosovës –“Ahmet Hoxha”. (Palestra Bill Klinton në Ferizaj, ora 9:30)

– Organizata Toka organizon konferencën e parë të vullnetarizmit edukativ “Vullnetarizmi Edukativ për Fuqizim të Rinisë“. (Hotel Sirius, ora 10:15)

– Grupi i arbëreshëve do të takohet me me Kryetarin e Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

– Dega e Alternativës në Gjakovë do të mbajë konferencë për media mbi punësimet familjare dhe politike që po behën nga qeverisja e AAK-së në Komunën e Gjakovës. (Zyret e Alternativës në Çarshin e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

– Mbahet tubimi perkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Njazi Rexhepi, në Betejen e Kosharës si dhe me rastin e ditës së shkollës në fshatin Sllatinë e Eperme – Komuna e Vitisë, e cila mbane emrin e deshmorit “Njazi Rexhepi”. (Lokalet e shkollës në Sllatinë të Eperme në Viti, ora 11:00)

– Grupi i arbëreshëve vizitojnë Muzeun e Kosovës, New Born, memorialin Heroina, në sheshin ‘’Skënderbeu’’ dhe sheshin -‘’Ibrahim Rugova’’. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)

– Organizata Toka organizon Panairi i projekteve të klubeve te Vullnetarizmit Edukativ. (Hotel Sirius, ora 12:10)

– Defile festive në qendër të qytetit të Deçanit nga grupet pjesëmarrëse në Festivalin “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. (Deçan, ora 18:00)

– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon 19 vjetorin e themelimit. (Hotel Emerald, ora 18:00)

– Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mbahet cermeonia e hapjes se edicionin e 9-të më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. (Pallati I Kulturës ‘Jusuf Gërvalla’ në Deçan, ora 19:00)

– Mbahet performancë nga Ansambli i Arbëreshëve dhe “Shota”. (Sheshi ‘’Zahir Pajaziti’’, ora 19:00)

(Kosova Sot Online)