Prokuroria hesht: Ja pse po ikin kosovarët nga shteti

  • 04 May 2019 - 07:34
Prokuroria hesht: Ja pse po ikin kosovarët nga shteti

Javë më parë, në Kosovë shpërtheu skandali i punësimeve të militantëve partiakë dhe familjarëve të pushtetarëve në PTK dhe institucione të ndryshme në vend.

E sipas analistëve politikë, një nga shkaqet që po detyron të rinjtë e Kosovës të ikin jashtë vendit, si rezultat i mungesës së perspektivës së tyre në vend është fenomeni në rritje i punësimit vetëm me ‘të njohshëm’ nëpër institucionet e shtetit. Të njëjtën gjë e thotë për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Gani Qarri.

“Punësimet nepotiko-politike në vend,jo vetëm se po heshtën por kanë marrë aq shumë hov, sa që qytetarët ta humbin shpresën për drejtësi e punësime profesionale dhe detyrohen të ikin nga vendi. Për aq më tepër punësimet politike neper Ministri dhe ne PTK, po heshtën edhe nga vet prokuroria e kapur e shtetit, e cila tash e sa vite, nuk heton punësimet e militanteve te partive ne pushtet ne PTK, e ndërmarrje tjera shtetërore, as kontratat e dyshimta me Devollet”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Përballë kësaj situate, sipas Qarrit, institucionet e drejtësisë mbeten të paralizuara, sikur të mos ekzistonin fare.

“Përderisa prokuroria dhe drejtësia e pa qenë e shtetit,nuk veprojnë, në njërën anë po vazhdon rehatimi i militanteve partiake dhe familjareve neper institucione te ndryshme shtetërore ne Kosove, e ne anën tjetër po vazhdon ikja e pareshtur e qytetarëve nga vendi, ndaj habit fakti se si hesht edhe vet Qeveria përballë këtij fenomeni qe rrezikon ta zbraze Kosovën”, tha për “Kosova Sot Online”, analisti Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)