Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt të ju ndalohet shkuarja në Paris vetëm për Ekskursion

  • 04 May 2019 - 14:20
Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt të ju ndalohet shkuarja në Paris vetëm për Ekskursion

Sikur që kanë paralajmëruar në fund të kësaj jave, tre krerët e institucioneve kryesore të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, krye parlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, pritet që më 1 korrik të marrin pjesë në takimin e Parisit, të thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron, takim në të cilin do të diskutohen raportet midis shteteve të Ballkanit, në mes tjerash edhe për raportet Kosovë -Serbi.

Pjesëmarrës pritet të jenë edhe dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, siq po I quajnë analistët “asistentë” të Thaçit dhe për të shpenzuar para kot të tatimpaguesve.

Sipas analistit Dardan Grapci, është më se e sigurt që edhe ky takim në Paris i të gjithë krerëve të shtetit, edhe i Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt, do të jetë vetëm edhe një shëtitje koti dhe zhvatje e buxhetit, pasi që këta politikanë –pushtetarë, kanë treguar që krejt çka mund të koordinohen është të udhëtojnë së bashku,të shpenzojnë pa kufi dhe pastaj të krijojnë skandale kudo që shkojnë. Grapci tha për “Kosova Sot Online” se në këtë rast duhet të reagon edhe kryeministri, dhe po ashtu Kuvendi duhet ti cakton rregullat, të ndalohet shkuarja koti e Fatmir Limat dhe Shpend Ahemtit, kurse krerët e shtetit 40% të shpenzimeve t`i heqin nga të ardhurat e tyre personale.

“Unë nuk jam kundër udhëtimeve që po i bëjnë krerët e shtetit nëpër shtete të ndryshme, por jam kundër që me buxhet të Kosovës po i bëjnë të gjitha këto udhëtime. Tani e kam një pyetje: pse asnjëherë nuk po i paguajnë edhe nga xhepi i tyre duke e ditur që tani pagat i kanë mbi 2000 euro? Pse po lejon AKI-ja, si agjenci e pavarur që këta 3 musketarë dhe 2 zhvatës të popullit të bëjnë qejfe mbas çdo takimi që kanë me paratë e Kosovës? Si qytetar unë mendoj që prezenca e Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmetit është e tepërt. Në këtë takim, do ishte mirë qe Kryeministri Haradinaj të jua ndaloj udhëtimin këtyre të dyve e jo ti marrë me vete në Francë, edhe pse zyrtarisht Thaçi i ka punësuar si asistent, ata të dytë janë vetëm tepricë”, tha analisti Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, në të rast do të duhej reaguar edhe Kuvendi, për të mos lejuar një delegacion kaq të madh e të pa nevojshëm që të shkon në Paris vetëm me qëllim shpenzimi të buxhetit dhe për ekskursion. “Prandaj i bëjë apel Kuvendit të Kosovës që urgjentisht të anulojë prezencën dhe shkuarjen e Shpendit dhe Fatmirit në Francë. Sa i përket Presidentit, Kryeministrit dhe Krye parlamentarit do ishte mirë që se paku 40% të shpenzimeve për këtë udhëtim ti bëjnë nga xhepi i tyre, e jo të bëjnë qejfe me paratë e popullit”, theksoi Grapci për Kosova Sot Online.

(Kosova Sot Online )