Shpërthen Abazi: Pacolli I shet banesë në hotelin e tij, njeriut që është duke e kërkuar drejtësia Amerikane

  • 04 May 2019 - 15:44
Shpërthen Abazi: Pacolli I shet banesë në hotelin e tij, njeriut që është duke e kërkuar drejtësia Amerikane

Pas reagimit të një dite më parë nga Ambasadori Amerikan z. Philip Kosnett, lidhur me shkeljet e ligjit dhe kushtetutës nga politika dhe drejtuesit politik të institucioneve të Kosovës, me një në reagim të tij në Facebok, mikun amerikan e ka mbështetur edhe analisti politik Haki Abazi.

Ky është postimi i plotë i Abazit në Facebook:

“Qytetarët e Kosovës janë për ligj dhe rend e drejtësi. Janë kundër degradimit të shtetit dhe kundër krimit dhe korrupsionit. Me vjen mirë që Ambassadori Amerikan z. Kosnett ne mënyre konsistonte është duke denoncuar vendimet e dëmshme të institucioneve.

Është e poshtër dhe idiotike kush është duke udhehequr më shtetin tonë. Ministri Pacolli I shet banesë në hotelin e tij në Llugano njeriut qe është duke e kërkuar drejtësia Amerikane. Qeveria ka ministra me aktakuze e vepra penale. Thaçi dhe Veseli jane njerez ne listen e gjykatës speciale dhe te apostrofuar më dëshmi të deshmitareve si Nazim Bllaca e Naim Miftari per vepra kriminale dhe udheqes të vrasjeve ndaj njerezve eminent të kauzes shteterore dhe të Pavaresise se Kosoves.

Hajnia, nepotizmi dhe kleptokracia e kane gjunjezuar vendin dhe e kane sjellur para kolapsit ekonomik, dhe bankrotimit financiar.

Ambasadori Amerikan Nuk është i vetem ne keto akuza.

Koha per ndryshime të medha është tani dhe menjehere”,shkruan analisti Haki Abazi.

(Kosova Sot Online )