Vetëm pas Vetting-ut drejtuar nga ekspertët amerikan, do të zbardhet pasuria e fituar kriminale

  • 04 May 2019 - 17:18
Vetëm pas Vetting-ut drejtuar nga ekspertët amerikan, do të zbardhet pasuria e fituar kriminale

Ekspertët e fushës së të drejtës, vazhdojnë ta përcjellin me shumë shqetësim mos funksionimin e së drejtës dhe mos sundimin e ligjit. Problem në vete vazhdon të jetë gjendja se si po funksionon pa asnjë problem krimi I organizuar dhe korrupsioni në të gjitha institucionet në Kosove, nga niveli lokal e deri te ai qendror, duke  e bërë  edhe  politizimin e skajshëm dhe inkriminimi I institucioneve në Kosovë. Për të eliminuar këto  njolla të zeza, eksperti i kësaj fushe Gent Gjini  tha për “Kosova Sot Online” se  nevojitet reformimi i thellë në sistem përmes sistemit VETTING. 

“Lidhur me dukurinë e luftimit të korrupsionit, dhe krimit të organizuar, shqetësuese për neve mbetet edhe pasurimi enorm, dhe pa mbulesë i bartësve të institucioneve të drejtësisë, duke u pasuruar në kohë rekorde, pra për ne mbetet po ashtu pengesë, sfidë që mund të krijojmë mekanizma për  auditimin e pasurive të majme që kanë krijuar ata, dhe interesimi i qytetarit aktiv, dhe pse  kjo do  të duhej  të ishte edhe vetë objekt hulumtim për OJQ-të, të mundë ta përcjellin se sa prej atyre pasurive janë të trashëguara,  sa prej atyre  pasurive  kanë dokumente mbulesë me kontrata dhe gjëra të tilla.  Shumë thjeshtë,  për ne  mjafton vetëm që ti shikojmë veturat, jetën lukse, kostumet aksesorët, pushimet e tyre, se këtu me këtë standard dhe me këtë mirëqenie sociale, pasurimi i tyre nuk mund të arsyetohet, dhe pikërisht  kjo po ashtu është komponentë e cila duhet pashmangshëm të ju nënshtrohet procesit të Vettingut, ngjashëm si në Republikën e Shqipërisë ku nga hetimi  i shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve,  mekanizmi i Vetingut, ka gjetur se pasuria e tyre është e fituar në mënyre kundërligjore e  korruptive, me që rast nga rezultatet që kanë gjetur, disa janë larguar nga marrëdhënia e punës së tyre si gjyqtarë dhe prokuror, dhe pritet të ju iniciohen edhe rastet penale për ta”, theksoi  eksperti  Gent Gjini për Kosova Sot Online.

Sipas Gjinit në Kosovë kemi nivel enorm të krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet ngase asnjëherë nuk ka pasur vullnet të duhur për ta luftuar atë, as nga  institucionet politike e as nga ato ligj zbatuese, prandaj vetëm me VETTING i drejtuar nga ekspertët amerikan do pastrohej kjo gjendje. “Pse kemi korrupsion, pse ende kemi demagogji fjalësh, përse qytetarit nuk i ndahet ajo drejtësi që ai e meriton dhe iu zhagitet lënda e tij, është pikërisht mënyra e rekrutimeve në Kosovë se si sot mund të bëhesh  gjyqtar dhe prokuror pra nga politika, nga korrupsioni, ndikimet klanore etj, për atë arsye Vettingun që do ta kemi në Kosovë, atë do ta udhëheqin ish gjyqtarët dhe prokurorët amerikan, dhe ajo do të kaloj në disa prej fazave. Mendoj se kësaj situate i kanë kontribuar vet ato  institucione, që kanë pasur mandat që jetësojnë parimin e drejtësisë, sundimit të ligjit, profesionalizmit, rekrutimeve në baza të meritës por misioni i tyre ka dështuar”, potencoi  Gjini për “Kosova Sot Online”.   

(Kosova Sot Online)