Edhe Vuçiq ua zbardhi rrenat Hashim Thaçit, Baton Haxhiut &Co

  • 04 May 2019 - 17:55
Edhe Vuçiq ua zbardhi rrenat Hashim Thaçit, Baton Haxhiut &Co

Analisti Politik Ragip Guraziu, e ka cilësuar si shumë të qëlluar dhe të kohës reagimin e gazetari Andi Bejtja pas Samitit të Berlinit, takim në të cilin, sipas Guraziut, nga Gjermania dhe Franca u ‘varrosë’ plani I ndarjes së Kosovës, duke i falë tokë Serbisë, duke i thënë edhe Baton Haxhiut se e mori përgjigjen se e kujt ishte ideja për korrigjimin e kufijve, ide të cilën e kishte përkrahur Batoni.

“Tani na doli në pah e tëra sepse presidenti serb, Vuçiq, ka deklaruar se ideja e tij për korrigjim kufiri ka dështuar dhe se do t'i kushtoj Serbisë. Vuçiç e tha qartë se: ideja ime ka dështuar. Kjo do t’i kushtojë kombit tonë për 20 apo 30 vitet e ardhshme”. Kjo tani nënkupton që Baton Haxhiu ka qenë në koordinim të plotë çdo herë me Vuçiçin, dhe akoma më keq, ai ende po vazhdon. Baton Haxhiu nuk po e ndalë, por po e ruan dhe po e përtërin bashkëpunimin e tij me serbët. Ashtu siç është akuzuar edhe më herët si bashkëpunëtor i Stanishiçit, dhe kësaj nuk mundet t'i ikë. Ai edhe vetë po e dëshmon me këtë se si Baton Haxhiu është një tradhtar i kombit, duke përkrahur idetë serbe. Por nëse akoma vazhdojmë të pyetemi pse po e bënë këtë Batoni,e di ai vet,por serbët dhe Rusia gjithnjë kërkojnë aleat për përfitimet e veta. Tani i kanë lënë këta aleat, siç thotë një fjali e urtë popullore: “me dy këmbët në baltë'',Tha Guraziu për “Kosova Sot Online”. Sido qoftë, sipas Guraziut, tani po vije koha që të dëshmohet e vërteta se si gjithnjë serbët dhe shërbëtorët e tyre janë tradhtuar nga Rusia,dhe ju ka ardhur dita që të zbulohen edhe e vërtetë, për të satën herë në gjithë botën , që serbët janë të ardhur nga Karpatet dhe janë kriminel të përbetuar për ata njerëz që nuk janë të sojit të tyre.

 

(Kosova Sot Online)