E zbulon kryetarja e Komitetit të Helsinkit: Projektin për ndarjen e Kosovës e nisi Rama dhe Vuçiç para 2 vitesh

  • 04 May 2019 - 18:46
E zbulon kryetarja e Komitetit të Helsinkit: Projektin për ndarjen e Kosovës e nisi Rama dhe Vuçiç para 2 vitesh

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me pyetjen e shtruar nga analisti Andi Bejtja ndaj kolegut të tij, Baton Haxhiu, se cilët janë autorët e projektit për ndarjen e Kosovës.

Sipas Vasilit, ndërsa Haxhiue e la pa përgjigje këtë pyetje, nuk ka bërë të njëjtën gjë kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, e cila fajëson Kryeministrin Edi Rama dhe presidentët Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç, për këtë projekt. Vasili shkruan se Bisarku është shprehuse projekti ka filluar 2 vite më parë.

Postimi i Vasilit:

Merr pergjigje pyetja e Andi Bejtes per autoret e projektit te shitjes se kufijeve te Kosoves.

Analisti i njohur Andi Bejtja ngulmoi pak nete me pare ne emisionin Opinion ne pyetjen ndaj Baton Haxhiut: se cilet ishin autoret e marreveshjes per rishikimin e kufijve Kosove -Serbi.

Haxhiu nuk u pergjigj bile na beri te besojme se kjo marreveshje ishte produkt i jashtetoksoreve,pa emer,pa atdhe,pa nene e pa babe….

(Kosova Sot)