Dy luanë sulmojnë kujdestarin e kopshtit zoologjik në Hamburg

  • 04 May 2019 - 19:12
Dy luanë sulmojnë kujdestarin e kopshtit zoologjik në Hamburg

Dy luanë kanë sulmuar kujdestarin e tyre gjerman të kopshtit zoologjik, në qytetin e Hamburgut, këtë të shtune, duke e lënë atë me plagë serioze, por jo nën rrezik jete, raportojnë mediat gjermane.

Kujdestari i kopshtit zoologjik, hyri në enklavën e luanëve, gjatë kohës së ushqimit, dhe ende mbetet e paqartë pse 24 vjeçari hyri gjatë kësaj kohe. Ai u dërgua me helikopter në spital, e që më pas u kuptua se është jashtë rrezikut për jetë, raporton DW.

Njëri nga kolegët e 24 vjeçarit e vërejti se kolegu po i sulmohej, dhe arriti që t’i largojë luanët dhe ta tërheqë zvarrë shokun e tij, deri kur e kuptoi se janë të sigurt.

Incidenti ndodhi rreth orës 09:55, vetëm pesë minuta para se kopshti zoologjik të hapet për vizitorë.

Në kopshtin zoologjik të Hamburgut, jetojnë 1.500 kafshë të egra. 

(Kosova Sot)