Akuza të rënda: Baton Haxhiu vazhdon të mbetet spiun veteran dhe besnik i Aleksandër Vuçiqit

  • 05 May 2019 - 07:19
Akuza të rënda: Baton Haxhiu vazhdon të mbetet spiun veteran dhe besnik i Aleksandër Vuçiqit

Analisti politik Gani Qarri, duke vlerësuar të gjitha zhvillimet rreth dhe pas Samitit të Berlinit, deklarimet publike në Serbi dhe Kosovë, thotë për “Kosova Sot Online “ se "në këtë samit Gjermania dhe Franca, e ‘varrosën’ përgjithmonë, planin e ndarjes së Kosovës, dhe tendencën për t`i falë tokë Serbisë.

Qarri thotë se ishte shumë I shpejtë dhe I qëlluar edhe reagimi i gazetarit Andi Bejtja, sipas të cilit Baton Haxhiu, përfundimisht e mori përgjigjen se e kujt ishte ideja për ndarje dhe korrigjimin e kufijve, ide të cilën Batoni e kishte përkrahur, ani pse thoshte se nuk e di e kujt është".

 Sido qoftë ai është i sigurt që "Baton Haxhiu do ta luan rolin e spiunit serb edhe pas dështimit të këtij plani". “Madje vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, deklaroi publikisht se i vije keq që ideja e tij për korrigjim kufiri ka dështuar dhe se kjo do t'i kushtojë shumë Serbisë për 20 apo 30 vitet e ardhshme’ i cili për këtë dështim, sa herë që i jepet rasti, sulmon vetëm Ramush Haradinajn, por jo edhe Edi Ramën e Hashim Thaçin e aq më pak spiunin veteran të Serbisë, Baton Haxhiun.

E gjithë kjo nënkupton se Baton Haxhiu, si ish- spiuni i dëshmuar i Stanishiqit dhe Sllobodan Millosheviqit, nuk do mend se vijon të mbetet spiun tradicional edhe më besnik shqipfolës edhe i Aleksandër Vuçiqit, i cili jo vetëm se ka qenë në kordinim çdo herë me Vuçiqin, por ai vazhdon bashkëpunimin e tij të pa ndërprerë me serbët, ashtu siq është akuzuar edhe më herët se është një tradhtar i kombit, dhe përkrahës i djegur i ideve serbe kundër tërësisë territoriale dhe shtetësisë së Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online".  

(Kosova Sot Online)