Reshjet e shiut në Tetovë ulin numrin e votuesve

  • 05 May 2019 - 12:13
Reshjet e shiut në Tetovë ulin numrin e votuesve

Në Tetovë, deri më tani dalja në votime është shumë e ulët. Ndërkaq procesi i votimit në të gjitha 117 qendrat e votimit zhvillohet pa pengesa, vendvotimet janë hapur në kohë dhe nuk raportohet për parregullsi.

Ndërkohë, deri në ora 10.00 sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 99 192 votues, apo 6,31 % nga numri i votuesve të regjistruar, njoftoi në konferencën e parë për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Deri në këtë moment siç njoftoi zëdhënësja Lupka Gugucevska, kanë ardhur të dhëna për 98.10 % nga vendvotimet në shtet.

(Kosova Sot Online)