Veseli synon me Ligj të ruajë luftën e UÇK-së dhe t’i luftojë veteranët mashtrues

  • 05 May 2019 - 14:16
Veseli synon me Ligj të ruajë luftën e UÇK-së dhe t’i luftojë veteranët mashtrues

Shefi i PDK-së, Kadri Veseli ka paralajmëruar se shpejt do ta cojë në Kuvend Ligjin për Mbrojtjen e Verave të UÇK-së ku do të kërkojë që të dënohen edhe abuzuesit ne emër të luftës.

Ka thënë se fokusi i luftës së tij do të jenë veteranët e rrejshëm. “Dinjiteti i UÇK-së nënkupton edhe që abuzuesit me lista të veteranëve të mos munden që edhe më tutje ta dëmtojnë nderin e luftës sonë për liri dhe buxhetin e shtetit”, ka shkruar Veseli, në një reagim në FB.

Për shkak të falsifikimit me lista të veteranëve, ka nisur një proces gjyqësor, duke i vendosur në bankën e të akuzuarve njerëzit kryesor të luftës, përfshirë edhe ish-Shefin e UÇK’së, Agim Çekun. Dhjetëra miliona euro shkojnë për çdo vit për këta mashtrues.

Sidoqoftë, Veseli ka thënë se me Ligj synohet mbrojtja e dinjitetit dhe sakrificave të popullit tonë për liri.

“UÇK është vlerë sublime e kombit tonë, prandaj nuk do të lejojmë që emri dhe nderi i saj të njollosen, as nga armiqtë tanë, e as nga profiterët meskinë. Ligji për Vlerat e UÇK-së, po ashtu do ta rregullojë përfundimisht çështjen e Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Lirisë. Gjithashtu edhe themelimin e Muzeut Kombëtar të Luftës Çlirimtare. Gjithmonë krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)