Punësimi i mësimdhënësve mbi baza partiake, kancer i arsimit

  • 05 May 2019 - 18:29
Punësimi i mësimdhënësve mbi baza partiake, kancer i arsimit

Për shkak të zhvatjes së buxhetit, sistemi arsimor ka pësuar debakël dhe ka arrritur në një gjendje fatale. Me thasë u derdhën para gjoja për reformim të cilat iu dedikuan kësaj fushe aq të ndjeshme dhe e cila është një ndër shtyllat themëlore për të ecur përpara në shtetëndërtimin e një vendi, ka deklaruar për gazetën "Kosova Sot Online", njohësja e çështjeve arsimore Violeta Vokshi.

"Mjerisht që nga paslufta arsimi në Kosovë ka pësuar nje rënje drastike në cilësi.Shkaku kryesor mund të konkludojmë: pikësëpari politizimi në arsim, i cili kishte si rrjedhojë emërtimn e ministrave mbi baza partiake. Mjerisht secili prej ministrave të emërtiar që nga paslufta nuk kishin të bëjnë me profil adekuat i cili do t’i përkiste fushës së arsimit dhe edukimit, gjë që të lënë përshtypje që secili prej tyre, gjatë këtyre viteve në kontinuitet nuk kishte dhe ende nuk e kan prioritet: Ngritjen e cilësisë në arsim.

Për shkak të zhvatjes së buxhetit sistemi arsimor ka pësuar debakël dhe erdhi në një gjendje fatale.Me thasë u derdhen para gjoja pë reformim të cilat iu dedikuan kësaj fushe aq të ndjeshme dhe e cila është një ndër shtylla themëlore për të ecur përpara në shtetëndërtimin e një vendi!”, thotë Vokshi për gazetën "Kosova Sot Online". Ajo thekson se “ po derdhen me miliona euro për reforma arsimore, por sistemi arsimor po ngecen, mund të themi me plotë gojë me hapa prapa. Treguesi kryesor i manipulimit të thasve me para të cilat ishin dedikuar sistemit arsimor është niveli i cilësisë së arsimit çfarë është sot. Një deformim tjetër i sistemit arsimor dhe që i është bërë kancer i pashëruar kësaj fushe ,është edhe punësimi i mësimdhënesve mbi baza partiake. Kemi fakte që nga pas lufta, që një dekadë e gjysëm drejtoratet komunale të arsimit nuk shpallën asnjë të vetmin konkurs dhe si pasojë e këtij fenomeni u punësuan shumica prej kandidatëve (fëmijë,gra,kusherinjë,halla,teze...etj,etj) lëre që nuk ishin të profilizuar, por ata krijuan përvojat e tyre shumë vjeçare edhe pa diploma".

Tutje sipas Vokshit "Ata u shfaqën në tërë sistemin arsimor si kërpurdhat pas shiut!!! Kjo dukuri negative e cila po e qon në kollaps sistemin tonë arsimor po vazhdon të mbijetoj edhe ne ditët e sotit,si rrjedhojë e kësaj dukurie, mbahen shpresat kot së koti dhe joshën individët kur shofin ndonjë kunkurs ose, ose kur ftohen në ndonjë intervistë të caktuar. Sistemi arsimor i dizajnuar tani te ne për së prapti, i cili ka format ashtu si qysh i është përshatur grupacioneve përfituese ka dhënë një rezultat negativ në zhvillimin e shkathësive të shek.XXI tek të rinjët tanë. Sistemi arsimor në Kosovë ka prodhuar me tonelata analfabet funkcional, përderisa arsimimi profesional -shkollat profesionale, asnjëherë nuk është punuar apo planifikuar mirëfilltë nga ministritë tona lidhur me këtë fushë e cila do të ishte një alternativë më adekuate dhe e cila do të ishte më e kërkuar në tregun e punës, por kuptohet nese ky vend do të kishte resurse të shteteve normale”. Në fund Vokshi thekson se “siç po shifet nga ngjarjet te cilat po zhvillohen Sistemi Arsimor në Kosovë duhet të filloj të ndërtohet prej zeros, të themelohet që nga fillimi me ekspert arsimdhashës dhe njerëz të pakorruptuar, që e duan dhe e dijnë vlerën e edukimit dhe arsimimit!!!”

(Kosova Sot Online)