Gashi: Dëshmorët nuk duhet kujtuar vetëm në një ditë

  • 05 May 2019 - 19:18
Gashi: Dëshmorët nuk duhet kujtuar vetëm në një ditë

Në Ditën e dëshmorëve të kombit, nën përkujdesjen e Komunës së Obiliqit, në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq, u mbajt akademi përkujtimore.

Aty, kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi tha se dëshmorët e kombit nuk duhet të kujtohen vetëm një ditë, por tërë jetën.

“Jemi sot këtu në nderim të dëshmorëve të kombit, në kujtim të atyre që dhanë jetën për liri. Të kujtojmë dëshmorët nuk mjafton një ditë, apo akademi. Ne kemi përgjegjësi të ruajmë gjakun e tyre. Ne jemi krenarë që sado komunë e vogël, kemi dëshmorë dhe martirë që shndrisin në liri. Sot po ndërtojmë jetën në realizimin e kaq shumë projekteve. Ju ftoj që të jemi bashkë në ndërtimin e shtetit”, tha Gashi.

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Arif Krasniqi ua ka uruar pjesëmarrësve në këtë akademi ditën e dëshmorëve.

“Urime ditën e dëshmorëve, lavdi dëshmorëve të rënë për liri”, tha ai.

(Kosova Sot Online)