Daut Haradinaj njofton se AAK’ja ia ka marrë LDK’së një aktivist të njohur

  • 05 May 2019 - 19:43
Daut Haradinaj njofton se AAK’ja ia ka marrë LDK’së një aktivist të njohur

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se partisë së tij po i bashkohet një aktivist i njohur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka treguar se sot është takuar për kafe me Fazli Kastratin, të cilin ai e ka cilësuar si “njërin ndër aktivistat më të dalluar të LDK-së në komunën e Malishevës e më gjerë”.

“Së shpejti do t’i bashkojmë rrugët tona”, ka shkruar Haradinaj, në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Respekt për Fazli Kastratin dhe shokët e tij që vendosën të rrugëtojmë bashkë. Të mërkurën në ora 20:00 do ketë edhe informata tjera”, ka thënë më tej ai.

“Fazliu së bashku me rrethin e tij për plot 29 vite i qëndroi besnik frymës Rugoviane. Respekt e na priftë e mbara”, përfundon njoftimi i Haradinajt.

(Kosova Sot)