Gjendje katastrofale në fushën e arsimit

  • 05 May 2019 - 21:11
Gjendje katastrofale në fushën e arsimit

Ngecja e reformave arsimore në të gjitha nivelet, korrupsioni dhe nepotizmi eklatant, kanë bërë që të rinjë ta humbasin besimin se pasi ti mbarojnë studimet do t'mund ta gjejnë vetën në fushën për të cilën kanë studiuar.

Image

Në një prononcim për gazetën "Kosova Sot Online", analisti Bislim Aliu, është shprehur se "në emër të reformave të mirëfillta në arsim, u zhvat pandalshëm buxheti, e në fakt, pati vetëm politizim të arsimit dhe asnjëherë reforma të duhura , për ta kapërcyer këtë gjendje të mjerueshme".

"Është e vërtetë së të gjithë ministrat e arsimit, gjër më tani, kanë dështuar, për të pasur reforma të vërteta dhe për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen shumë të mjerueshme në fushën e arsimit. Dhe, mu për këtë, kemi ardhur në një gjendje katastrofale në fushën e arsimit.

Dhe, në emër të reformave të mirëfillta në arsim, u zhvat pandalshëm buxheti, e në fakt, pati vetëm politizim të arsimit dhe asnjëherë reforma të duhura , për ta kapërcyer këtë gjendje të mjerueshme. Ndaj, në përgjithësi, arsimi u përdor vetëm për punësime partiake. Dhe tani, shumë të rinj po zgjedhin, të mos shkojnë fare në fakultet, sepse atje i zhvasin dhe nuk u shërbejnë asgjë diplomat", thekson analisti Bislim Aliu për gazetën “Kosova sot Online”.
 

(Kosova Sot Online)