Ekipi negociator, zhvatje e buxhetit dhe akomodim të tezakëve të Shpend Ahmetit 

  • 06 May 2019 - 07:44
Ekipi negociator, zhvatje e buxhetit dhe akomodim të tezakëve të Shpend Ahmetit 

Derisa krerët e shtetit po përgatiten për udhëtimin e tyre në Paris me 1 korrik, duke qenë të shoqëruar në këtë takim edhe nga të ashtuquajturit anëtar  të ekipit për Bisedime me Serbinë, analisti politik Faik Krasniqi thotë për “Kosova Sot Online” se sidomos këta të fundit, që janë në bisht, Ekipi Negociator, nuk do të duhej fare të futet në agjenda të tilla dhe të  krijon përfaqësim të pa nevojshëm e paralel. 

Sipas paralajmërimit, përveç krerëve  të  shtetit, presidenti Hashim Thaçi, Kryeministrit Haradinaj dhe  krye parlamentarit Kadri Veseli, pjesëmarrës në takimin e Parisit pritet të jenë edhe  bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Analisti Faik Krasniqi thotë se në këtë ekip nuk duhet të ketë vend për askënd tjetër përveç  krerëve të institucioneve legale dhe legjitime shtetërore.

“Kosova ka institucionet e saj. Ka Qeverinë dhe Kuvendin. Formimi i ekipit negociator me Serbinë nga ana e Qeverise se Kosovës, ka qenë i panevojshëm. Vetëm zhvatje e buxhetit dhe akomodim të tezakëve e kushërinjve te Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limaj. Është qesharake qe bisedimet me Serbinë të udhëhiqen nga militantë partish. Mosha e tyre e re tregon jo seriozitetin e Qeverisë karshi bisedimeve me një shtet si Serbia qe është e kalitur në politike dhe diplomaci”, theksoi analisti Faik  Krasniqi për “Kosova Sot Online”.  

 (Kosova Sot Online )