Punësime partiake edhe në ministrinë e Uran Ismailit
Ardian Megjani, militant i Partisë Demokratike të Kosovës, është punësuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Inspektoratin Shëndetësor.
Aktivistët partiakë po vazhdojnë të rehatohen në institucionet që drejtohet nga partitë e koalicionit qeverisës.
Një militant i kahmotshëm i PDK’së, që e tregon edhe aktiviteti i tij në rrjetet sociale, tash ka një pozitë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë, që e udhëheq nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili.
Megjani, sipas njoftimit të publikuar në faqen e MSH’së, bëhet e ditur se është punësuar si Zyrtar i Lartë Ligjor në Inspektoratin Shëndetësor.
I pranuari në punë është në rrjetet sociale shpreh simpati për PDK’në por edhe për vetë ministrin e Shëndetësisë.
Në një nga postimet e fundit të Megjanit ai ka shprehur përkrahje për kandidaturën e Ismailit për degën e PDK’së në Prishtinë.
(Kosova Sot)