Ndarja e Kosovës, Hashim Thaçi u ndihmua nga spiuni veteran, Baton Haxhiu

  • 07 May 2019 - 07:33
Ndarja e Kosovës, Hashim Thaçi u ndihmua nga spiuni veteran, Baton Haxhiu

Pranimin publik të “disfatës” diplomatike, nga ana e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili tha të dielën se ka dështuar ideja e tij dhe e Hashim Thaçit për marrëveshje nëpërmes ndryshimit të kufijve, sipas analistit politik Gani Qarri, është një avantazh që duhet të ruhet edhe më tutje nga politika Kosovare, ngase realisht, edhe praktikisht është rrëzuar për tokë dhe tani më është vështirë të ri ngritët ideja e shkëmbimit apo ndryshimit të kufijve të shtetit të pa varur të Kosovës, siq e donin dhe planifikonin një grup “tregtarësh” për interesat e tyre.

“Vetëm pak ditë pas Samitit të Berlinit, Presidenti Serb Vuqiq zgjodhi pikërisht të dielën që sapo lamë, që të dërgojë në mënyrë publike porosinë, se; ideja e tij për korrigjimin e kufijve ,është "shpordhur" dhe rrëzuar përfundimisht për tokë nga shërbimet sekrete perëndimore. Madje ai shtoi se; “sot e kupton më mirë që idenë për ndarje të cilën e ka ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në shtete të ndryshme, si politike ashtu edhe ato mediale që të punojnë apriori kundër një zgjidhje të tillë, e cila siç duket,ia ka thyer zemrën fort, jo vetëm Vuçiqit , por edhe kuislingëve Hashim Thaçi e Edvin Kristaq Rama”, theksoi për “Kosova Sot Online”, analisti Gani Qarri.


Sipas Qarrit, vetëm me zyrtarizimin e dështimit të kësaj ideje, Kosova mund të thotë se është plotësisht shtet i pavarur, ngase pavarësia ka qenë në rrezik prej tyre që po planifikonin këto kompromise.

“Pas dështimit të kësaj ideje vdekjeprurëse për shtetësinë e brishtë të Kosovës, e cila gjeti përkrahje edhe nga Presidenti kuisling i vendit Hashim Thaçi & CO dhe ndihmua me të madhe nga spiuni veteran i Serbisë Baton Haxhiu, Vuçiq i dëshpëruar, tha se jo me dëshirën tij, ose që ai e ka njohur, tashmë pas vdekjes së idesë serbe për ndarje, Kosova përfundimisht do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin e plotë në tërë territorin e saj. Kjo dëshmon katërçipërisht se nuk ishin çlirimtarët, të cilët tradhtojnë vendin sa herë zihen pisk nga Serbia, por ishin shtetet e dëshmuara mike të Kosovës, ato që shkatërruan idenë e çmendur të Vuqiqit, të cilën Hashim Thaçi, për ta bërë më joshëse dhe "atdhetarizuar" me çdo kusht ndarjen e Kosovës, për vite të tëra u mundua ta përvetësonte dhe bënte të tijën personale, çmenduri kjo e përkrahur fuqishëm jo vetëm nga Hashim Thaçi, por edhe nga Edi Rama dhe mercenari e spiuni 100 fytyrash mediatik Baton Haxhiu.

Kjo dëshmon edhe një herë më tepër,se po të pyetej Hashim Thaçi dhe “asistentet” e tij Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, Kosova jo vetëm që do të bëhej,natën nëpër terr, e tëra pazar, por edhe do të shitej ditën për diell e bërë copa copa, vetëm e vetëm që Hashimi me shokët e tij kuisling, t`i shpëtonin aktakuzës së Gjykatës speciale ”, tha Qarri për Kosova Sot Online.



Qarri thotë se “krushqit” e ndarjes edhe mundë të vazhdojnë akoma me avazin e tyre por duhet të jetë shumë e kujdesshme qeveria në krye me Ramush Hardinajn që të mos lejojnë tutje agjenda të tilla.

“Druaj shumë se në takimin që do të mbahet këto ditë në Tiranë, ku do të marrin pjesë, përveç përfaqësuesve nga vendet tjera të Ballkanit perëndimor edhe Aleksandër Vuçiq, Federicka Mogherini e Hashim Thaçi, këta tre të fundit bashkë me nikoqirin Edvin Kristaq Ramën, do të bëjnë të pamundurën dhe përpjekjet përfundimtare për ringjalljen,qoftë edhe në prapaskenë të ndarjes së Kosovës, për çka ftoi veçanërisht kryeministrin Haradinaj dhe kancelaren gjermane Angela Merkel që të parandalojnë skenarët e më tejmë të treshes anti-Kosovë, Thaçi,Vuçiq dhe Rama, për copëtimin dhe shuarjen e shtetësisë së Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)