Daçiq parashikon presion të ri për Serbinë: S’ka hyrje në BE nëse...

  • 07 May 2019 - 12:48
Daçiq parashikon presion të ri për Serbinë: S’ka hyrje në BE nëse...

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk pret që të ketë ndonjë zhvillim të rëndësishëm në Samitin e Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti, me iniciativën e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francë.

Megjithatë ai pret që në kryeqytetin francez të ketë presion ndaj Serbisë për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, në të kundërtën sipas tij Serbisë do t’i thuhet ta harrojë integrimin në Bashkimin Evropian.

“Është një rrugë e gjatë deri tek Parisi. Së pari duhet të përfundojnë zgjedhjet në Bashkimin Evropian, pastaj do të varen zhvillimet bazuar në fuqitë brenda BE-së”, është shprehur ai.

Teksa ka folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, Daçiq ka thënë se pret që të ketë edhe në vazhdim presion të madh ndaj Serbisë që “Ju nuk do të hyni në Bashkim Evropian nëse nuk keni një zgjidhje”, shkruan telegraf.rs.

Ndër të tjera Daçiq ka kritikuar edhe qëndrimet e opozitës serbe, të cilët e akuzojnë Vuçiqin për tradhëti sa i përket Kosovës.

(Kosova Sot Online)