Ia vodhën veturën, policia e gjen brenda ditës

  • 07 May 2019 - 15:49
Ia vodhën veturën, policia e gjen brenda ditës

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e tipit Toyota Chrysler që është vjedhur në shtëpinë e H.D, sot në mëngjes.

Me datën 7 maj 2019 është raportuar për një rast vjedhje të veturës që ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit. Vetura është vjedhur në oborrin e shtëpisë së viktimës. Vetura është e tipit Toyota Chrysler me targa vendore.

Pas pranimit të informacionit nga ana e viktimës, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku pas një punë intensive të hetueseve të Policisë është arritur që të gjendet automjeti i vjedhur i cili ishte në një rrugë lokale të fshatit Korishë.

Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ku është gjetur vetura e vjedhur dhe më pas i është kthyer pronarit. Hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe ndalimin e kryerësve të mundshëm të kësaj vepre.

(Kosova Sot Online)