Njoftim nga KEDS për prishjen në Drenas

  • 07 May 2019 - 16:24
Njoftim nga KEDS për prishjen në Drenas

KEDS njofton se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një prishje e kabllove nëntokësore në qytetin e Drenasit. Kjo ka bërë që rreth 1100 konsumatorë të qendrës së këtij qyteti të mbeson pa energji elektrike.

Ekipet e KEDS kanë dalë menjëherë në terren dhe i janë përveshur punës për sanimin e saj. Por, pasi prishja ishte në kabllot nëntokësore, atëherë si gjetja e lokacionit të saktë të prshjes, ashtu edhe sanimi i saj marrin kohë më të gjatë se zakonisht.

Sidoqoftë, konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia shumë shpejt, pasi sanimi i prishjes është në përfudim e sipër. KEDS falënderon konsumatorët e afektuar për mirëkuptim dhe i siguron që po bën maksimumin për të ofruar shërbime sa më kualitative.

Image

(Kosova Sot Online)