Shpërthen Zeqa: Shpend Ahmeti, shkelës i të drejtave të njeriut, nën mbrojtje të klanit kriminal

  • 07 May 2019 - 18:24
Shpërthen Zeqa: Shpend Ahmeti, shkelës i të drejtave të njeriut, nën mbrojtje të klanit kriminal

Ndonëse është pritur nga ish-partia e Shpend Ahmetit që prokuroria do ta ndalon, heton dhe procedon në Gjykatë tentativën e parë të kryetarit Shpend Ahemti për dhënien e kontratës për furnizim me qumësht kompanisë së Blerim Devollit në parajsë fiskale, kjo nuk ka ndodhur. Pas bërjes publik të lajmit se përsëri fituese është kompania Devolli ka reaguar edhe analisti Florim Zeqa, sipas të cilit dhënia nga Shpend Ahmeti për të satën herë, e kontratës për furnizim me qumësht njeriut që e zhvati Kosovën me qindra miliona euro, pra Blerim Devollit, gjegjësisht kompanisë së tij në "Parajsë Fiskale", të quajtur “ABRAZEN”, përveç se shkelje e rënd ligjore, paraqet dhunim të sistemit të drejtësisë dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

“Dhënia e kontratës rreth 1 milion euro për kompaninë e njëjtë, pa pyetur njeri dhe pa respektuar rregullat e tenderimit, nënkupton vazhdimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar në kryeqytet.

Shpend Jahti pas lidhjes me klanet kriminale "PRONTO dhe COCA COLA ZERO", sikur nuk mërzitet fare për polici, as për prokuroi dhe dha as gjykata, për shkak se mendon se është bërë vetë "zoti" në Prishtinë, duke mos respektuar rregulla e ligje e ka shndërruar kryeqytetin në "Devollistan". Nuk e di, se edhe çka tjetër duhet të ndodhë në këtë vend që prokurorët dhe gjyqtarët të zgjohen nga gjumi, edhe çka tjetër duhet të ndodhë që të vetëdijesohen qytetarët e vendit, të cilët tashmë nuk i pyet kush për asgjë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij një përgjegjësi serioze mban për këto veprime edhe VETËVENDOSJE! Sepse kjo është partia politike “amë” e cila e solli në pushtet Shpend Ahemtin dy herë radhazi, derisa nga LDK nuk mundë të pritet reagim, sipas Zeqës pasi kjo e fundit ka filluar të merret me vetveten dhe me kalkulime për postin e liderit të partisë. “Mos reagimi i LVV-së ndaj abuzimeve ciklike të Shpend Ahmetit, ndaj njeriut që e sollën vet në pushtet, hapë dilemën, se mos vallë ende është duke u sponsorizuar ky subjekt nga "DEVOLLI COMPANY", apo ndoshta ka ende brenda LVV-së elemente të SHIK-ut kriminal dhe Coca Cola Zero-s!? Qëllimisht nuk e përmenda LDK-në, për shkak se çdo ditë e më tepër po bëhet e padukshme,invisibile,si subjekt opozitar, shkaku i garës së brendshme partiake për të ruajtur apo rimarrë postin e liderit të partisë. Përderisa shtëpia (Prishtina) po digjet, plaka (LDK-ja) po vazhdon të krihet!”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)