Zyrtari i LDK’së: Falimentimi i Telekomit, interes i partive në pushtet

  • 07 May 2019 - 23:09
Zyrtari i LDK’së: Falimentimi i Telekomit, interes i partive në pushtet

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka folur për zgjedhjet që po mbahen në parti. Ai ka thënë se procesi po ecën mirë, por ka treguar se në disa raste ka pasur edhe pakënaqësi.  Zyrtari i LDK’së ka komentuar edhe gjendjen që po kalon Telekomi i Kosovës.

Gecaj ka thënë se falimentimi i Telekomit të Kosovës është duke u bërë për qëllime të partive në pushtet.

“Bankrotimi i Telekomit i konvenon partive që janë duke qeverisur me vendin. Ata nga shitja ose falimentimi i kësaj kompanie do të fitojnë për vete. Bankrotimi i saj është skaner i bërë më herët nga partitë në pushtet”.

Gecaj ka thënë se në gjendjen që është tash Telekomi nuk ka asnjë mënyrë që të shpëtohet.

(Kosova Sot Online)