Qeveria favorizon Ramiz Kelmendin që importon tonelata me prodhime të skaduara nga Serbia

  • 08 May 2019 - 07:35
Qeveria favorizon Ramiz Kelmendin që importon tonelata me prodhime të skaduara nga Serbia

Analisti Dardan Grapci, ka kërkuar që taksa e hequr ditë më parë nga ana e kryeministrit Haradinaj në mënyrë selektive ndaj bizneseve të Ramiz Kelmendit,por edhe akciza e Gazmend Abrashit, të rikthehet, dhe të mos bëhet një favorizim i tillë jo vetëm klientelistë, por edhe që shkon në dëm të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.

“Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka gabuar që ia ka hequr taksën ish- bashkë-partiakut te tij , Ramiz Kelmendit.

Të gjithë e dimë që Ramiz Kelmendi nëpërmjet ETC-së dhe ELKOS GROUP po importon me tonelata prodhime të skaduara nga Serbia, siç kemi qenë dëshmitar shumë herë.Nëse me te vërtetë Kryeministri vazhdon me këto heqje të taksës për anëtarët e tij të AAK-s, atëherë më mirë le ta heq taksën edhe ndaj importuesve nga Serbia dhe Bosnja, kështu e dimë që në mënyrë ligjore po hyn produkti i Serbisë dhe ai i Bosnjës në tregun e Kosovës pa asnjë pengesë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Kryeministër po të drejtohem si qytetar: unë kam menduar që me vënien e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës vitin e kaluar që do të sjellësh ndryshime politike dhe ekonomike në vend, por si duket ti po e luan rolin e ujkut që është me lëkurë të deles. Kryeministër do ishte mirë që pak të jesh më strikt ndaj biznesmenëve e jo të lëshosh pe, kur ata biznesmen ta shkatërrojnë jetën e qytetarit me produkte të mykura dhe afat të skaduar", u shpreh për “Kosova Sot Online” analisti Dardan Graci.

Ai i bënë thirrje kryeministrit që ta rikthen akcizën në duhan dhe ti lë anash interesat partiake e klienteliste. “Akciza për duhan duhet të qëndroj në fuqi, e jo të hiqet. Premium Tobacco Group apo cila do fabrikë që merret me përpunimin dhe prodhimin e duhanit në Kosove, duhet ta rris taksën në duhan mbi 50% nëse dëshirojmë që ta parandalojmë pirjen e duhanit tek qytetarët dhe rinia e Kosovës, sepse me heqjen e akcizës, lirisht mundëtë them që edhe fëmijët vegjël do kenë mundësi për ta blerë atë në çdo dyqan që do hyjnë dhe ta konsumojnë. Për ta parandaluar këtë skandal, Kryeministër lëre anash familjarizimin politik, leri anash kolegët bashkë partiak dhe puno për t`i rregulluar gjërat në vend e jo ti shkatërrosh”, ka thënë Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)