Haradinaj: Kushdo që thotë se me korrigjim arrihet paqja, ka për qëllim ta ndezë luftën

  • 08 May 2019 - 11:16
Haradinaj: Kushdo që thotë se me korrigjim arrihet paqja, ka për qëllim ta ndezë luftën

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë se Kosova është Europë, ku foli për atë se çka ka ndodhur në Samitin e Berlinit

Haradinaj ka thënë se Kosova është e interesuar për paqe, por nuk e harron të kaluarën sa i përket dialogut me Serbinë. Ai ka shtuar se është gabim pozicioni i atyre që e përkrahin heqjen e taksës si kusht për të vazhduar bisedimet me Serbinë.

 “Gabim është pozicioni i europianëve, amerikanëve, i Berlinit, i Francës dhe i gjithëve që e përkrahin kushtin e serbëve që me heqjen e taksës ta vazhdojmë dialogu”, ka thënë Haradinaj në tryezën e organizuar nga KDI.

Haradinaj ka thënë se kushdo që thotë se me korrigjim të kufijve arrihet paqja, e ka për qëllim ta ndezë luftën.

“Nuk do të ndërmarrin masa të reja karshi Serbisë. E kemi problem trajtimin që i bëhet serbëve të Kosovës nga institucionet serbe. Ju siguroj se kushdo qe thotë me korrigjim të kufijve arrihet paqja e kanë për qellim ta ndezin luftën. Po duan të krijojnë jo stabilitet. Mirë që kjo temë u mbyll në Berlin”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)