Therje mes të miturish në Kaçanik
Një i mitur nga Kaçaniku të martën ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte therur me thikë nga persona të panjohur
Viktima ka rapotuar në polici se është sulmuar me thikë nga persona të panjohur, dhe si pasojë e këtij sulmi ka marrë lëndime trupore.
Pas plagëve të marra, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës per trajtim mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë.
Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin e mitur i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)